Kuriozitete Shpenzon 14 mijë paund dhe e kthen furgonin në një shtëpi të...

Shpenzon 14 mijë paund dhe e kthen furgonin në një shtëpi të rehatshme

Një burrë anglez ka arritur që të shndërrojë një furgon të vjetër në një shtëpi të rehatshme, duke shpenzuar rreth 14 mijë paund.

31-vjeçari Daniel Stevens kaloi 8 muaj për ta bërë furgonin me kuzhinë, dhomë ngrënieje dhe me hapësirë që të flenë plot 5 persona.

Ai bleu një Mercedes LWB Sprinter të vitit 2010 për 8000 euro dhe e ristrukturoi totalisht, edhe me ndihmën e shokëve.

“Unë, gruaja dhe 3 fëmijët e mi kemi pasion kampingun. Në 3 vitet e fundit, kemi vënë re që kemi shpenzuar shumë me hotele në vendet ku kemi shkuar. Kështu që, mendova që të bëj një shtëpi me rrota, në mënyrë që edhe të udhëtojmë ku të duam, edhe të kursejmë shumë me akomodimin”, tregoi anglezi për “Daily Mail”.