Numri i personave që humbën jetën nga Covid-19 u rrit sërish gjatë 24 orëve të fundit. 17 pacientë humbën jetën duke e çuar në 1986 numrin total të vdekjeve që nga nisja e pandemisë.
Viktimat- 9 prej qytetarëve ishin nga Tirana, 2 nga Librazhdi, ndërsa pacientët e tjerë i përkisnin Elbasanit, Durrësit, Shkodrës, Korçës, Fierit dhe Lushnjes. Më e reja mes tyre ishte një vajzë 22-vjeçare, e cila ndodhej në intubim prej disa ditësh.
Rastet e reja- Ndërsa numri i infektimeve ka pësuar një rritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 3035 testime të kryeja rezultuan pozitiv me Sars-Cov2, 631 persona.
Listën e kuqe e kryeson Tirana me 255 raste, e ndjekur nga Vlora me 36, Shkodra me 34, Fieri me 32 dhe Durrësi me 23 raste. Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 649 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 714 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 77,498 që nga fillimi i epidemisë.