Kulturë “Vendosni Zotin të parin…” 20 thënie për besimin

“Vendosni Zotin të parin…” 20 thënie për besimin

Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje mes jetëgjatësisë dhe besimit fetar. Personat që shkojnë në xhami ose kishë duket se jetojnë rreth 4 vite me shumë se ateistët.

Shkencëtarët thonë se kjo lidhje ekziston për disa arsye: E para sepse besimtarët zakonisht angazhohen në aktivitete sociale gjatë gjithë jetës së tyre, një faktor ky që lidhjet me jetëgjatësinë.

Përveç socializimit mund të kontribuojnë edhe elemente të tjera të besimit fetar, si konsumimi i ulët i alkoolit, duhanit, drogave etj.

Autorja kryesore e studimit, Laura Vallace shprehet se ka edhe shumë përfitime të tjera besimit fetar, të cilat nuk mund të shpjegohen.

Ndërsa dr. Baldwin Way, profesor ne Universitetin Shtetëror i Ohajos dhe bashkautor i këtij studimit shprehet se këto gjetje mund të duken si gjepura për ateistët, por ka të vërteta që nuk mund t’i injorojmë.

Ai deklaron se: Ata që besojnë, jetojnë më gjatë dhe më të lumtur!

Por, përtej këtyre të dhënave shkurtimisht rreth këtij studimi shkencor, sot kemi përzgjedhur për ju 20 aforizma për besimin në Zot.

Disa janë për mrekullinë e besimit, por ka edhe nga ato aforizma që janë thënë nga personazhe të famshëm, që e kanë injoruar fenë, apo kanë qenë ateistë.

1- Vendosni Zotin të parin në çdo gjë që bëni. Çdo gjë që shihni tek unë, çdo gjë që unë kam arritur, çdo gjë që mendoni se unë kam, ka ardhur prej mirësisë së Zotit. Kuptojeni këtë gjë.- Denzel Washington

2- Kushdo parapëlqen besimin kundrejt ushtrimit të gjykimit. – Seneka

3- Zoti nuk mund të ishte kudo, prandaj krijoi nënat! –Rodyard Kipling

4- Kush nuk jeton sipas besimit të tij, nuk beson. – Tomas Fuller

5-  Kurrë mos u dorëzo nga gjërat e vështira që të ranë në jetë. Të gjitha gjërat janë në të mirën tuaj. Një ditë do të kthesh kokën dhe do të falënderosh Zotin për çdo gjë. / Germany Kent

6- Pak besojnë me të vërtetë. Shumica vetëm besojnë se besojnë, ose bëjnë e bëhen të besojnë. – Xhon Lankaster Spolding

7- Zoti t’i jep arrat, mirëpo ai nuk i thyen ato për ty. –Franz Kafka

8- Është më e lehtë të besosh, sesa të dyshosh. – E.D. Martin

9- Njeriu është një kafshë besimtare dhe duhet të besojë në diçka; në mungesë të gjërave të mira për t’u besuar, ai do të kënaqet me të këqija. – Bertrand Rasell

10- E rëndësishme nuk është ideja se një njeri beson, por sa thellë ai e beson. – Ezra Paund

11- Ndonjëherë Zoti të jep gjërat që ti urren, në mënyrë që ti të arrish gjërat që dëshiron. – Joni Eareckson Tada.

12- Zoti nuk do të shikojë tek ty medaljet, arritjet, apo diplomat, por dhimbjet e tua. – Elbert Hubbard

13- Njeriu s’duhet të gëlltisë më shumë besim, se ç’mund të tresë. – Henri Bruks Adams

14- Besimtarët nuk besojnë se Zoti na do për faktin se jemi të mirë, por që Zoti do të na bëjë të mirë, sepse na do. – C. S. Leuis.

15- Zoti nuk ka fe! – Mahatma Gandhi

16- Dhe tani mbeten vetëm tri gjëra: besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja nga këto, është dashuria. – Varg nga Bibla

17 – Duhet të jesh falenderues për çdo gjë që ke. Kështu e jetoj unë jetën time. Kjo është arsyeja se pse unë jam ky që jam sot. Falendero Zotin për çdo gjë që ke në jetën tënde.- Denzel Washington

18- Nëse Perëndia nuk do të ekzistonte, do të ishte e nevojshme ta shpiknim.- Volter

19- Mamaja më thoshte gjithmonë se njerëzit të japin çmime, kurse Zoti të jep shpërblime. Nuk më duhet më një trofe. –Denzel Washington

20- Nuk ka rëndësi nëse bota po të rrëzon. Me Zotin ti do të kesh përherë gjithçka. –Nick Jonas