Airbnb po fton katër njerëz për të pirë verë, për të ngrënë makarona dhe për të shijuar prodhimet në qytetin piktoresk të Grottole të Italisë për tre muaj – me strehim falas dhe shpenzime të mbuluara deri në 1 000 dollarë në muaj. Në të gjithë Italinë fshatrat e vegjël malorë po braktisen nga të rinjtë, sepse, pavarësisht pamjes së tyre përrallore, këto zona nuk kanë të ardhme. Kjo ka bërë që shtëpitë të zbrazën, ndaj kjo ka çuar në ngritjen e platformës së akomodimit Airbnb -në të cilën turistët paguajnë të kalojnë kohë në një shtëpi të lirë dhe të jenë pjesë e një komuniteti në fshat për pak kohë. Kjo është një përpjekje për të ruajtur kulturën lokale.
Kompania Airbnb në San Francisko fillimisht bashkëpunoi me qytetin italian Civita në vitin 2016 dhe tani po bashkëpunon edhe me Grottole për të ndihmuar rigjallërimin kësaj zone. “Ne do të gjejmë çdo mënyrë të mundshme për të mbështetur turizmin e qëndrueshëm dhe t’i japim zhvillim këtyre zonave rurale”, thotë Federica Calcaterra, menaxhere në Airbnb, Itali.
Grottole ka një popullsi prej vetëm 300 banorësh dhe 600 shtëpi të mbetura bosh. Kryetari i saj ishte në kërkim për të gjetur një mënyrë për të kthyer vëmendjen nga kjo zonë e braktisur.
“Kur e pashë për herë të parë, mu duk një vend i përsosur për t’ua treguar njerëzve të tjerë” ka thënë Calcaterra. “Ata po kërkonin, jo për turistët, por njerëzit të gëzonin dhe të ishin pjesë e komunitetit”. Për më tepër, kryetari i komunës kërkoi njerëz që ishin të gatshëm të sjellin aftësi të reja në qytet.
Marrëveshja e Airbnb me Grottole është se kompania siguron fonde për qytetin për të blerë tre ndërtesa dhe për t’i kthyer ato në një qendër të re komuniteti, në pronësi të qytetit. Gjithashtu, do të financojë strehimin për katër persona dhe do të inkurajojë më shumë turizëm në të ardhmen.
Për kandidatët që do të përzgjidhën kompania do të ofrojë tre muaj qëndrim falas si dhe do të mbulojë shpenzimet e jetesës deri në 1000 dollarë në muaj, ndërsa ata do të jenë përgjegjës për të ndihmuar një Organizatë jo fitimprurëse vendase, Wonder Grottole, që të ringjallë komunitetin.
Ata gjithashtu do të kenë në përgjegjësi rinovimin e ndërtesave, mbjelljen dhe rritjen e produkteve bujqësore si dhe pritjen e turistëve që do të sjellë AirBNB. Aplikimt do të jenë të hapura deri më 17 shkurt.