Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë dhuruar sot Shqipërisë 10 mijë doza Sputnik V, po sot është zbuluar ku u morën dozat e para të Pfizer-it, ato të cilat nisën vaksinimin në Shqipëri, e për të cilat kryeministri Edi Rama tha se i siguroi nga një vend mik, por që emrin s’mund t’ia thoshte.
Ky vend, sipas mjekut shqiptar në Austri, Shkëlqim Beqiri, është Austria.
Pra, kancelari Sebastian Kurz, një i djathtë dhe me tendenca ekstreme, i ka dhuruar Shqipërisë, një homologu të majtë, një sasi vaksinash.
“Ndodhi ajo që ndodhi në Austri, ku Pfizer tha se nuk mund të shpërndante vaksina, dhe kancelari u mundua të mos e tregonte”, tha mjeku shqiptar në Austri Shkëlqim Beqiri, në një lidhje me “Shqipëria Live” në TCH
Sipas tij, është aftësi e kryeministrit Rama që ka arritur t’i marrë ato doza.
Ndërkohë, ky i fundit këmbënguli të mos tregonte vendin nga erdhën ato doza, duke arsyetuar se mund t’i prishte punë.