Një i kërkuar ndërkombëtar është arrestuar nga policia në Qafë Thanë, pasi kërkohet nga autoritetet italiane.
47-vjeçari me iniciale A.D. nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut akuzohet për grup të strukturuar kriminal dhe prodhim e shitje e lëndëve narkotike.
Gjykata e Torinos në Itali ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg në mungesë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 47-vjeçarit drejt Italisë.