Extra Rita Ora vesh fustanin provokues, e ëma i “tërheq veshin” në gjuhën...

Rita Ora vesh fustanin provokues, e ëma i “tërheq veshin” në gjuhën shqipe

Rita Ora është një nga këngëtaret me të komentuara në botë dhe çdo gjë që ajo bën ka interes tek të gjithë. Ajo ndodhet në Australi si pjesë e jurisë në sezonin e ri të “The Voice of Australia”.

Rita së fundmi ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shihet e veshur me një fustan të zi me rripa që e tregon mjaft seksi dhe joshëse.

Nuk ka munguar komenti i të ëmës e cila i shkruan në gjuhën shqipe: Zemra bre peni holl. Mesa duket Vera është një nënë tipike shqiptare që i ka tërhequr veshin me humor të bijës për këtë veshje.