Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto nga takimi i Bashës me të rinjtë e Elbasanit. Rama shprehet se në WhatsApp i kanë dërguar një foto dhe thotë se PS-ja po bën vaksinim masiv ndërsa PD-ja dhe Lulzim Basha infektimin masiv.
“Mirë ma thotë dikush që ma çon këtë foto në WhatsApp: “Edi Rama dhe Partia Socialiste po bëjnë vaksinimin masiv, ndërsa Lulëzim Basha dhe Partia Demokratike po bëjnë infektimin masiv”, shkruan Rama.
Ndër të tjera ai thotë se me këtë opozitë “Shqipëria fiton infektimin”. Postimin e tij kreu i qeverisë e shoqëron me hashtaget, turp, papërgjegjshëmri dhe rrumpallë.
Kreu i demokratëve zhvilloi një piknik me të rinjtë e Elbasanit. Siç dukej edhe nga pamjet mes të pranishmëve nuk zbatoheshin rregullat e pandemisë për distancën fizike dhe mbajtjen e maskës.
Mirë ma thotë dikush që ma çon këtë foto në whatsap:
"Edi Rama dhe Partia Socialiste po bëjnë vaksinimin masiv, ndërsa…
Posted by Edi Rama on Sunday, 28 March 2021