Socialistët mbështesin propozimin që fleta e votimit të jetë me numra dhe jo me emra kandidatësh. Numri dy i PS, Taulant Balla mendon se modeli i fletës që u përdor në zgjedhjet e Kosovës është shumë i thjeshtë dhe i përshtatshëm edhe për vendin tonë.
Balla akuzon demokratët se me numrin e kandidatëve në shkelje me Kodin Zgjedhor po mbajnë peng dhe përzgjedhjen e fletës së votimit. Për mosrealizimin e premtimit të tyre elektoral për votën e emigrantëve, i bën përgjegjëse të dy partitë.
Pas takimit me Urszula Gacek, kreun e misionit të vëzhguesve të ODIHR-it që do të monitorojë zgjedhjet e 25 Prillit, Balla vijoi me akuzat në adresë të kundërshtarëve që i cilësoi si të vetmit aleatë të Covid-it në Shqipëri me takimet elektorale ku nuk respektohen masat e Komitetit të Ekspertëve.