Ata janë disa prej kriminelëve më famëkeq të botës, por për arsye të ndryshme, i kanë shpëtuar drejtësisë prej një kohe shumë të gjatë. Edhe pse krimet e tyre janë vërtetuar tashmë dhe në ndjekje të tyre janë vënë agjenci të shumta ligjzbatuese në të gjithë botën, ata duket se kanë ikur “në drejtim të paditur”.
Për informacione që do të ndihmojnë në arrestimin e tyre ofrohen shumë të majme, por pavarësisht kësaj, ata mbeten në arrati dhe të lirë.
Samantha Lewthwaite
E lindur në Irlandën e Veriut, është vejusha e Germaine Lindsay, autorit të sulmeve terroriste të 7 korrikut 2005 në Londër. Ajo gjithashtu besohet se ka lidhje me Mohammad Sidique Khan, kryesuesin dhe organizatorin e atyre sulmeve. Ajo është në arrati që prej vitit 2005 dhe mendohet se ruan ende lidhje me grupe të ndryshme terroriste në Kenia.
E pagëzuar si “Vejusha e Bardhë”, ajo mendohet se ka luajtur rol në vdekjen e më shumë se 400 personave, si dhe është bashkëpunëtore e grupit militant radikal Al-Shabaab.
Matteo Messina Denaro
Bosi i fundit i mbetur i “Cosa Nostra”. I mbiquajtur “Diabolik”, Matteo Messina Denaro është një prej njerëzve më të fuqishëm të botës së krimit dhe Mafas siciliane. I shpallur në kërkim prej vitit 1993, si bashkautor në sulmet me bombë që vranë prokurorët Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, ai vijon të mbetet në arrati, edhe pse të gjithë mendojnë se ndodhet diku në Siçili, pranë vendlindjes së tij në Kastelvetrano.
Pas arrestimit të Bernanrdo Pronvenzano-s, Denaro ka marrë edhe drejtimin e “Cosa Nostra”, me titullin famëkeq “bosi i bosëve”. Dyshohet si përgjegjës për mbi 50 viktima, edhe pse një herë është mburrur se “kishte mbushur i vetëm një varrezë”.
Ismael “El Mayo” Zambada”
Është një trafikant droge meksikan, i cili drejton Kartelin famëkeq të Sinaloas pas arrestimit të Joaquin “El Chapo” Guzman, pasi më parë drejtonte në terren operacionin e trafikut ndërkombëtar të kokainës. Për kapjen e tij ofrohet një shpërblim prej 5 milionë dollarësh. Për dekada me radhë Zambada i ka shpëtuar drejtësisë meksikane dhe asaj amerikane, pasi është shpallur në kërkim që prej vitit 1998.
Semion Mogilevich
I lindur në Ukrainë, mendohet se është “bosi” më i madh i mfaias ruse. I akuzuar nga FBI për një seri krimiesh, si organizim vrasjesh, zhvatje dhe trafik armësh dhe lëndësh narkotike, dikur ka qenë edhe në listën e më të kërkuarve. Pavarësisht të gjithë akuzave të ngritura ndaj tij nga agjencitë ligjzbatuese europiane dhe amerikane, Moglievich jeton i lirë në Moskë.
Ish-dezertori rus Alexander Litvinenko, ka deklaruar para se të vritej, se Moglievich ka lidhje të forta me Vladimir Putin dhe disa politikanë të tjerë rusë e ukrainas.