Aktualitet E shtuna mbyllet me 13,010 vaksinime. Mbi 185 mijë të vaksinuar në...

E shtuna mbyllet me 13,010 vaksinime. Mbi 185 mijë të vaksinuar në total

Nga fillimi i fushatës së vaksinimit, në vendin tonë janë kryer 185,496 vaksinime.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se vetëm gjatë ditës së sotme janë kryer 13,010 vaksinime.

Këtë të shtunë procesi i vaksinimit nisi për efektivët e policisë, të cilët po vaksinohen paralelisht me gazetarët. Procesi për këta të fundit nisi një ditë më parë.

Deri më tani, vaksinën kundër Covid e kanë marrë të moshuarit, mësuesit dhe bluzat e bardha.