Dashi
Do jeni antikonformistë sot dhe askush nuk do mund t’iu kuptojë dot. Nëse keni një lidhje ka mundësi të jeni shume impulsive dhe kjo mund t’iu shtyje drejt gabimeve të mëdha. Asgjë nuk do ju ecë ashtu si e kishit parashikuar. Nëse jeni beqarë do filloni të bëni plane afatgjata menjëherë pasi të takoni disa persona. Në punë do ju shfaqet një mundësi shumë ë mirë,. por nga mendjemadhësia dhe kokëfortësia nuk do pranoni. Ky do jetë një nga gabimet më të mëdha që keni bërë në jetë. Buxheti do jetë goxha i mirë kështu që mund ta kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim më tepër nga zakonisht.
Demi
Nëse nuk bëni lëshime herë pas here, sot do keni vetëm trazira në jetën tuaj. Ju që keni një lidhje nuk do kaloni një dite të mirë. Do keni herë pas here debate me partnerin dhe nuk do ndiheni të qetë. Ju beqarët do jeni gati edhe për aventura kalimtare, mjafton që të mos mbeteni më të vetmuar si deri më sot. Në punë nuk do i pranoni disa detyra që do iu jepen dhe mundet edhe të largoheni përfundimisht. Sado që kolegët do ju flasin për mirë nuk do logjikoni dhe nuk do e ulni hundën pas fjalës së thënë. Financat nuk do jenë të këqija, por për shkak të prishjes së një aparati elektrik mund t’iu duhet të shpenzoni pak për ta rregulluar ose për të blerë një të ri.
Binjakët
Sot do t’i merrni gjërat më seriozisht në çdo fushë dhe keni për të marrë edhe vendime. Nëse keni një lidhje do rizgjoheni nga gjumi letargjik dhe do mundoheni të bëni diçka ndryshe që të përjetoni më tepër emocione. Nëse jeni beqarë nuk do arrini dot të fiksoheni vetëm pas një personi sepse do ju pëlqejnë disa njëherësh. Në punë mund të filloni një projekt shumë më të rëndësishëm nga më parë dhe planetët do ua ndriçojnë përherë rrugën. Dëgjoni edhe instinktin në disa momente. Në planin financiar mos prisni përmirësime të menjëhershme, por tregohuni sa më të duruar në mënyrë që të keni edhe më shumë përfitime.
Gaforrja
Nëse tregoheni aventurierë gjatë kësaj dite keni për të pasur probleme. Merrini gjërat më seriozisht sepse nuk keni kohë për të humbur. Të dashuruarit do ndihen shumë konfuzë dhe në disa momente nuk do dinë as çfarë hapash të hedhin me atë që kanë në krah. Nëse jeni ende beqarë do bëni zgjedhjet më të mira dhe jeta do ju ndryshoje menjëherë. Gjithçka për ju ka për të qenë shumë më e veçantë. Në punë do jeni shumë të motivuar dhe keni për të arritur goxha rezultate. Gjithsesi po luftuat më fort do jetë akoma më mirë. Buxheti do jetë i mirë dhe do përmirësohet akoma më tepër nëse vazhdoni të shpenzoni me kujdes.
Luani
Sot do të keni ide shumë të mira si ta bëni çdo moment sa më interesant dhe do i konkretizoni ato që nga një. Jeta juaj në çift do konsolidohet edhe më tepër. Do jeni më të logjikshëm me ato që do i thoni partnerit dhe mund të merrni vendimet të mëdha. Nëse jeni beqarë do ndihmoheni nga disa të afërm dhe do gjeni personin që do iu përshtatet më tepër. Për ju do filloje një epokë e re. Në punë do keni më shumë fat se më parë dhe çdo projekt do e përfundoni me shumë sukses. Financat do i menaxhoni me shumë përkujdes dhe nuk do keni asnjë tronditje në këtë sektor.
Virgjëresha
Sado të mundoheni të ruani qëndrueshmërinë, nuk keni për t’ia dalë dot sot. Ju të dashuruarit do keni shumë luhatje të humorit dhe kjo mund të nxisë disa debate dhe probleme mes jush. Për çdo gjë mirë është të flisni paraprakisht me atë që keni në krah dhe t’ia sqaroni gjërat. Ju beqarët do ndiheni mirë edhe ashtu si jeni prandaj nuk do e kërkoni me ngulm një lidhje. Në planin profesional do ketë ndryshime. Mund të jeni më të pavarur dhe të mendoni të provoni diçka tuajën. Në planin financiar do jeni shumë më të motivuar dhe do bëni zgjedhje të përkryera.
Peshorja
Inteligjenca dhe vendosmëria do ju çojnë atje ku dëshironi sot prandaj të gjithë do ju adhurojnë. Nëse jeni në një lidhje keni për të kaluar një ditë të bukur. Do dini si t’i shprehni ndjenjat gjithë kohës dhe marrëdhënia në çift do mbetet e mirë. Nëse jeni beqarë do jeni shume përzgjedhës dhe nuk do kënaqeni me personat që do njihni. Në punë do e bëni çdo gjë me shumë përkushtim dhe nuk do ju dalin pengesa. Do mësoni edhe gjëra të reja sot nga ato që do arrini. Në planin financiar do ju gjeni zgjidhje problemeve tuaja pasi gjendja do përmirësohet mjaft nga një shumë e madhe që do iu japin familjarët.
Akrepi
E diela do të jetë e mbushur me momente të lumtura. Nëse jeni në një lidhje, partneri do ua plotësojë të gjitha dëshirat dhe do mundohet t’iu bëjë të ndiheni si mbi re. Nëse jeni beqarë do keni një takim pune, i cili do ju krijojë mundësinë të realizoni njohjen e jetës. Në punë do i arrini të gjitha objektivat ambicioze dhe kjo do ju motivojë akoma më shumë. Do keni aq shumë energji dhe vrull sa mund të ndihmoni edhe disa kolegë të vjetër. Në planin financiar duhet të bëni pak më tepër përpjekje për ta ekuilibruar buxhetin. Nëse i lini gjërat zvarrë keni për të pasur probleme.
Shigjetari
Do jeni të pamotivuar gjatë kësaj dite dhe do prisni qetësisht ndryshimet. Mos u dekurajoni sido qe te shkojnë punët. Nëse keni një lidhje do dini si ta organizoni më së mirë çdo çast dhe do dashuroheni qetësisht. Nuk priten vrenjtësira në qiellin tuaj. Nëse jeni beqarë nuk do e ndieni ende nevojën për të pasur dikë në krah dhe do kaloni një ditë të këndshme vetëm falë miqve. Në pune për fat të keq nuk do ecni me ritme të shpejta dhe nuk do arrini dot atje ku keni menduar. Me shpenzimet do jeni të pakursyer dhe situata financiare do fillojë të trazohet pak. Bëni kujdes sepse nuk do merrni dot mbështetje nga të gjithë.
Bricjapi
Duke qenë se disa planetë do jenë në kundërshti me njëri-tjetrin sot ka rrezik të keni edhe ndonjë tronditje të vogël. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi të mos i kushtoni shumë vëmendje atij që keni në krah dhe ai mund t’i hedhe sytë gjetiu. Ju beqarët do dini çfarë të bëni në mënyrë që të filloni lidhjen që keni ëndërror gjithmonë. Bota do ju duket shumë më e bukur tashmë. Në punë nuk do jeni në ditën më të mirë dhe sado t’iu ndihmojnë kolegët nuk do arrini atje ku doni. Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do silleni me to. Po bëtë çmenduri mund të keni probleme serioze.
Ujori
Edhe pse do përballeni me sfida dhe vështirësi gjatë kësaj dite, do e gjeni një mënyrë për t’ia dalë mbanë. Ka rrezik që çështjet materiale të sjellin probleme në jetën tuaj në çift. Do grindeni herë pas here dhe në disa momente do ndiheni vërtet keq. Ju beqarët nuk do jeni aspak të logjikshëm me hapat që do hidhni dhe mund të bëni gabime të mëdha. Në punë, nëse jeni duke punuar njëherësh për disa projekte, disa prej tyre mund të kenë vonesa që do ju mërzitin. Buxheti do jetë i shkëlqyer në çdo moment kështu që mund të përfitoni për të bërë edhe ndonjë investim më tepër nga zakonisht.
Peshqit
Sado të mundoheni të ruani qëndrueshmërinë nuk do ja dilni dot sot. Nëse jeni në një lidhje marrëdhënia me partnerin ka për të qene shumë problematike. Nuk do ndiheni mirë asnjë moment dhe në disa çaste madje do qani e do mbylleni në vetvete. Ju beqarët duhet t’i shmangni në maksimum personat që kanë pasur lidhje shumë të gjata sepse dashuri të tilla nuk harrohen lehtësisht. Në punë do keni shumë gjëra për të bëre dhe në disa raste do ju duhet edhe të eksperimentoni. Për fat mendimet do i keni të qarta dhe do i zgjidhni edhe disa probleme që do ju dalin. Financat do jenë mjaftueshëm të mira sa për të bërë edhe investime të mëdha.