Protesta, gaz lotsjellës dhe një shtetrrethim është vendosur në veri të Minesotës, në qytetin amerikan të Brooklyn Center, pasi policia qëlloi për vdekje një 20-vjeçar me ngjyrë.
I riu, i identifikuar si Daunte Wright, u ndalua nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe më pas rezultoi se ndaj kishte edhe një urdhër arrest. Kur policia u përpoq ta arrestonte, ai hyri përsëri në automjet dhe më pas një oficer e qëlloi për vdekje, para se të përplasej me një automjet tjetër. Ata e shpallën 20-vjeçarin si të “vdekur në vendin e ngjarjes”.
BBC raporton se nëna e Wright është lutur për më shumë informacion, ndërsa ka deklaruar se trupi i djalit të saj ishte lënë në tokë nga oficerët.
Guvernatori Tim Walz është shprehur se “po vëzhgon nga afër situatën” dhe po lutet për familjen e Wright.”
Tensionet në Mineota kanë agravuar, ndërsa ende po zhvillohet gjyqi i ish-oficerit të akuzuar për vrasjen e George Floyd.
Qindra protestues që brohorisnin emrin e Daunte Wright u përleshën me policinë mbrëmjen e të dielës, jashtë selisë së policisë në Brooklyn. Reuters raporton se dy automjete policie u goditën me gurë. Policia më vonë urdhëroi protestuesit të shpërndahen.
Jo vetëm kaq, por në disa zona raportohet se u bënë grabitje dhe kryebashkiaku i Brooklyn, Mike Elliott, njoftoi nëpërmjet një deklarate në Twitter, se do të ketë një shtetrrethim në të gjithë qytetin.
Disa nga Garda Kombëtare e Minesotës, të vendosur tashmë për gjyqin e vrasjes së Derek Chauvin mbi vdekjen e George Floyd, u dërguan në Brooklyn Center. Brooklyn ka mbyllur të gjitha ndërtesat, programet dhe aktivitetet e shkollës për të hënën.