Sport Ancelotti nuk e do më, pritet duel mes Juves dhe PSG-së për...

Ancelotti nuk e do më, pritet duel mes Juves dhe PSG-së për Moise Kean

Moise Kean po bën mjaft mirë me fanellën e PSG-së ku është në huazim një vjeçar, megjithatë mediat angleze pretendojnë që sulmuesi italian nuk do të kthehet më te Everton, pasi për këtë ka vënë veton trajneri Carlo Ancelotti.

Tekniku italian nuk ka mbetur i kënaqur me sjelljen e sulmuesit 22-vjeçar dhe ka autorizuar drejtuesit e klubit nga Liverpooli, që të negociojnë shitjen e tij, për të investuar më pas në afrimin e të tjerë emrave.

Aktualisht përveç Paris Saint Germain, për sulmuesin Kean është vënë në lëvizje edhe Juventusi, që dëshiron të rikthejë në Torino italianin, vetëm dy sezone pasi e shiti për 30 milionë euro te anglezët e Evertonit.

Sulmuesi nuk ka zhgënjyer në asnjë nga performancat e tij, ndonëse është aktivizuar në krah të emrave më të mëdhenj të futbollit botëror, ndaj Paris Saint Germain është e prirur të blejë kartonin e Kean, por pengesë është çmimi i lartë që pretendon Everton, plot 50 milionë euro.

Nga ana tjetër Juventusi është gati të përfitojë për ta risjellë në Itali sulmuesin, duke ofruar një këmbim me mesfushorin francez Adrien Rabiot, ose mbrojtësin turk Merih Demiral, dy futbollistë që nuk kanë arritur të shndërrohen titullarë në klubin bardhezi dhe njëkohësisht që pëlqehen shumë nga trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti.