Një pranverë jo e zakontë për Shqipërinë me mot të paqëndrueshëm dhe temperatura të ulëta. Sipas sinoptikanes Adjola Bani, kjo situatë do të vijojë të paktën deri në mesin e javës së ardhshme.
“Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve kryesisht në zonat perëndimore dhe veri perëndimore të Shqipërisë, ndërkohë që pasditja e së dielës e në vazhdim do të sjellë një përmirësim të kushteve të motit. E hëna dhe e marta na kthejnë reshjet e izoluara në territorin shqiptar”, tha sinoptikania Adjola Bani për Tv Klan.
Edhe vlerat e temperaturave mbeten më të ulëta sesa vlerat normale të muajit Prill.
“Mëngjeset mbeten në vlerat 2 deri 3 gradë, ndërkohë që mesdita ka sjellë rënie të konsiderueshme të temperaturave për shkak të prezencës të vranësirave dhe shirave ku do të jetë më shumë sesa 15 gradë. Për përmirësimin e tyre do të duhet të presim mesin e javës”.
Sipas sinoptikanëve, muaji Prill ka shënuar temperatura mesatarisht 5 gradë më të ulëta sesa vlerat normale klimatike për Shqipërinë.