BioNTech dhe Pfizer do të furnizojnë Bashkimin Europian me 100 milionë doza shtesë të vaksinës.
“100 milionë doza shtesë do të ndihmojnë më tej për të mbështetur përshpejtimin e fushatave të vaksinimit në të gjithë BE-në,” tha Sean Marett nga BioNTech.
“Kemi ndërmend të dërgojmë një total prej 600 milionë doza në BE këtë vit, gjë që mbulon dy të tretat e popullsisë së Bashkimit Europian dhe përfaqëson marrëveshjen më të madhe të furnizimit globalisht”, shtoi Marett.
Ndërkaq, Thierry Breton, komisioneri i BE-së i ngarkuar për çështjen e vaksinave deklaroi se BE kishte besim te BioNTech/Pfizer. Zyrtari gjithashtu përmendi vështirësitë që blloku kishte hasur me furnizimet e AstraZeneca.
“Kontrata e vaksinës AstraZeneca ishte e para që u nënshkrua në gusht të vitit 2020 dhe 120 milionë doza janë porositur për tremujorin e parë dhe 180 milionë për tremujorin e dytë. Në vend që të na shpërndanin 120 milion doza në tremujorin e parë, ata na dorëzuan vetëm 30 milionë“, tha Breton referuar Astrazenecas.