Partia Demokratike po gëzon rritje të mbështetjes së votuesve megjithatë rezultati i zgjedhjeve parlamentare për qarkun e Tiranës pritet të jetë me një avantazh të Partisë Socialiste.
Sondazhi i tretë i kompanisë MRB për Euronews Albania tregoi se shumica e votuesve në qarkun e Tiranës priren të votojnë PS-në me një diferencë 4.3% më shumë se PD-në:
PS – 42.2%
PD – 37.9%
LSI – 5.5%
Të tjerë – 1.8%
Nuk do të votoj – 3.2%
Nuk e di – 7.9%
Nuk përgjigjet – 1.5%
Krahasuar me dy sondazhet e shkuara, PS ka mbajtur pak-a-shumë të njëjtin nivel prej rreth 42% (42%; 41.5%; 42.2%), ndërsa koalicioni i PD-së “Aleanca për Ndryshim” ka gëzuar rritje të ndjeshme (31.7%; 36.5%; 37.9%). Ndryshe duket gjendja për LSI-në që ka pësuar tkurrje të mbështetjes nga 6.4 në 5.5%.
Duke analizuar prirjen e votës dhe sjelljen e votuesve në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, kompania MRB parashikon që PS të fitojë qarkun e Tiranës me një diferencë 4.9%:
PS – 48.3%
PD – 43.4%
LSI – 6.3%
Të tjera – 2%
Vlen të thuhet se diferenca mes PS-së dhe PD-së është ulur ndjeshëm gjatë javëve të fundit nga 9.7% në dhjetor-janar në 4.9% në muajin prill.
Me këtë përqindje për qarkun e Tiranës do të kishim këtë shpërndarje mandatesh:
PS – 18 mandate
PD – 16 mandate
LSI – 2 mandate
Metodologjia
Sondazhi i tretë në nivel qarku për Tiranën u bë për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB, e cila zhvilloi 1015 intervista ballë për ballë në zonat urbane dhe rurale me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) nga 1 prilli deri më 15 prill.
Parashikimi i zgjedhjeve për Durrësin, PD-PS në diferencë të ngushtë
Sondazhi i tretë në nivel qarku për Durrësin, i kompanisë MRB për Euronews Albania, tregon për një garë të fortë në zgjedhjet e 25 prillit ku diferenca mes partive kryesore do të jetë tejet e ngushtë.
Prirja e votës sipas sondazhit pritet të jetë:
PS – 40.4%
PD – 38.7%
LSI – 5.5%
Të tjera – 1.3%
Nuk do të votoj – 3.7%
Nuk e di – 8.5%
Refuzoj – 1.9%
Krahasuar me dy sondazhet e shkuara, PD ka gëzuar rritje të mbështetjes nga 36.9% në 38.7% ndërsa PS ka pësuar tkurrje nga 43.3% në 40.4% dhe tashmë diferenca ka shkuar nga 6.4% në 1.7%.
Duke analizuar prirjen e votuesve dhe sjelljen e tyre me ato të zgjedhjeve të vitit 2017, kompania MRB parashikon që në qarkun e Durrësit mbështetja të ndahet në:
PS – 47%
PD – 45%
LSI – 6.4%
Të tjera – 1.6%
Me këtë përqindje parashikimi për mandatet do të ishte thuajse në ekuilibër:
PS – 7 mandate
PD – 6 mandate
LSI – 1 mandat
Metodologjia
Sondazhi i tretë në nivel qarku për Durrësin u bë për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB, e cila zhvilloi 660 intervista ballë për ballë në zonat urbane dhe rurale me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) nga 1 prilli deri më 15 prill.