Bota Italiani 81-vjeçar vret me thikë gruan dhe qenin, më pas shkon të...

Italiani 81-vjeçar vret me thikë gruan dhe qenin, më pas shkon të flejë

Një shtetas italian 81-vjeçar ka vrarë gruan 80-vjeçare dhe qenin. Ngjarja ndodhi në Roça Nervina, Ventimiglia (Imperia).

Nga rindërtimi i fakteve rezulton se Fulvio Sartori, gjatë mbrëmjes të së hënës, kishte pasur një grindje të ashpër me bashkëshorten e tij, Tina Boeri. Në mëngjes, ai mori një thikë në kuzhinë dhe qëlloi në qafë 80-vjeçaren, ndërsa me të njëjtën thikë goditi edhe qenin.

Më pas, ai u kthye në shtrat, ndërsa me thikë kishte prerë një venë duke tentuar vetëvrasjen. Ai është dërguar në spital, ku po merr mjekim.

Banorët e zonës me afro 300 banorë flasin për Fulvion dhe Tinën si një çift i qetë. Ata shprehen se Fulvio, një ish-alpinist dhe ish-roje pyllin, dilte shëtitje me qenin, ndërsa mëngjesin e së dielën ishin në kishë, siç bënin përherë.