Aktualitet Përgjaket Elbasani, vritet Pjerin Xhuvani, plagosen katër të tjerë

Përgjaket Elbasani, vritet Pjerin Xhuvani, plagosen katër të tjerë

Pjerin Xhuvani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në qytetin e Elbasanit. Një sherr mes disa personave ka përfunduar me një viktimë dhe 4 të plagosur. Viktima është Pjerin Xhuvani, i cili është një person i njohur në këtë qytet.

Krimi ka ndodhur në lagjen “5 Maji” dhe mësohet se e plagosur ka mbetur dhe një efektive e forcave “Shqiponja”, Xh.P. Ndërkohë mësohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarje, Arbër Pepkola, është vetëdorëzuar në Polici dhe po merret në pyetje.

Nga ana tjetër forca të shumta policie kanë shkruar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e saj. Po ashtu në vendin ku u vra Xhuvani kanë shkuar dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.

Emri i Pjerin Xhuvanit, 56-vjeçarit që mbeti viktimë, është larguar dhe herë të tjera në media. Vetëm pak javë më parë ai u denoncua nga Partia Demokratike se ishte pjesë e sherrit që ndodhi Ditën e Verës. Po ashtu Xhuvani njihej për angazhimin e tij në politike, ku në vitin 2013 ka qenë me LSI dhe në vitin 2017 me PDIU.