Aktualitet Kush ishte Pjerin Xhuvani, personi i ekzekutuar në qytetin e Elbasanit?

Kush ishte Pjerin Xhuvani, personi i ekzekutuar në qytetin e Elbasanit?

Pas një shkëmbimi zjarri këtë të mërkurë në lagjen “5 maji” në Elbasan mbeti i vrarë shtetasi Pjerin Xhuvani.

Por kush ishte Pjerin Xhuvani?

Ai ka qenë kryetar i LSI në këtë qytet. Më pas, ai është arrestuar për korrupsion kur ishte drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në korrik, 2016, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet burg, që iu konvertua ne 2,5 vjet Shërbim Prove, si edhe heqje e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 3 vjet, pasi u fajësua për “mashtrim”, “shpërdorim të detyrës”, kryer në bashkëpunim” dhe të “falsifikim të dokumenteve”.

Në vitin 2017, ai ishte pjesë e PDIU-së. Ditën e Verës ai ishte një nga personat e akuzuar nga Partia Demokratike për përplasjen që ndodhi në këtë qytet mes militantëve të të dy kampeve.