Sot shënohen 70 vite nga krijimi i Aviacionit Ushtarak Shqiptar. Zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, kolonel Ylli Pulaj, përkujtoi me një postim në rrjetet sociale fluturimin e parë të një avioni ushtarak shqiptar, i cili u krye me 24 prill të vitit 1951.
“Sot, festojmë 70-vjetorin e Krijimit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar! Është dita për të përkujtuar me krenari 24 prillin e vitit 1951, ditën kur u krye fluturimi për herë të parë i avionit ushtarak shqiptar”, u shpreh kolonel Pulaj.
Koloneli nuk la pa përmendur edhe dëshmorët e aviacionit ushtarak shqiptar, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë e forcave ajrore shqiptare.
“Në historikun e Forcës Ajrore janë gdhendur me shkronja të arta emrat e Dëshmorëve të Aviacionit Ushtarak Shqiptar, të cilët, dëshmuan dhjetëra akte guximi, trimërie, profesionalizmi e vetëmohimi, duke rënë në krye të detyrës dhe duke mbetur të përjetshëm në breza”, tha koloneli Pulaj.
Zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, kolonel Ylli Pulaj, uron me rastin e 70-Vjetorit të Krijimit të Aviacionit Ushtarak…
Posted by Forca Ajrore on Saturday, 24 April 2021