Kryesore Voton Rama: Zbrisni në fushë dhe gjuani penalltinë tuaj

Voton Rama: Zbrisni në fushë dhe gjuani penalltinë tuaj

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë ushtruar të drejtën e votimit.

Rama pas votimit ka dhënë një deklaratë për mediat duke thënë se sot është një ditë e rëndësishme dhe të gjithë duhet të dalin në votime.

“Sot është një ditë e bukur, një diell fantastik dhe sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën e vetë shpreh një opinion tjetër. Të mos e harrojmë që jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe dhe askush mos ta harrojë që është një sport pa spektator. Zbrisni në fushë dhe gjuani penalltinë tuaj“, tha Rama.

Më herët kanë ushtruar të drejtën e votës dhe Presidenti Meta, kreu i opozitës Basha, si dhe liderët e tjerë të politikës.