Kryesore Erdogan, Mitsotakis, Di Maio dhe Salvini urojnë Ramën për fitoren në zgjedhje

Erdogan, Mitsotakis, Di Maio dhe Salvini urojnë Ramën për fitoren në zgjedhje

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kanë uruar kryeministrin Rama për fitoren e zgjedhjeve.

Ata ia shprehën urimet nëpërmjet disa bisedave telefonike të zhvilluara pak minuta më parë.

Urime për fitoren, kryeministri Rama mori edhe nga ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio dhe lideri i opozitës italiane, Matteo Salvini.