Politika Celibashi tregon sa ishte pjesëmarrja në zgjedhje dhe si janë ndarë mandatet...

Celibashi tregon sa ishte pjesëmarrja në zgjedhje dhe si janë ndarë mandatet deri tani

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat ka treguar rezultatin e pjesëmarrjes në zgjedhjet të 25 Prillit.

Celibashi tha se me numërimet e deritanishme  rezulton se pjesëmarrja është 45.72%, por që në përfundim të procesit zgjedhor do të ketë një shifër tjetër.

“Ka përfunduar plotësisht procesi i numërimit 4952 në njësi votimi. Procesi i numërimi ka përfunduar në 12 vende të numërimit dhe ka filluar në disa qendra të tjera. Pjesë marrja është 45.72%”, tha Celibashi.

Po ashtu komisioneri ka treguar dhe rezultatet e deritanishme ku kryeson PS me 74 mandate, PD 59 mandate, LSI 4 dhe PSD tre mandate.

PS- 48.67 % ose 74 mandate

PD- AN-39.40 % ose 59 mandate

LSI- 6.85 % ose 4 mandate

PSD- 2.24 % ose 3 mandate