63 vjet burg ka kërkuar SPAK për grupin e Habilajve.
Prokuroria e Posaçme ka dhënë këtë martë pretencën për 4 të pandehurit. Kështu, për Moisi Habiljan prokuroria kërkoi 18 vjet burg, për Nezar Seitin, i njohur ndryshe si financiari i këtij grupi kriminal u kërkua 15 vjet burg. 15 vjet u kërkuan edhe për Meridian Sulajn dhe Fatmir Minajn.
Për shkak të gjykimi të shkurtuar atyre u ulet 1/3 e dënimit. 4 personat në fjalë akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal.
Asnjë prej të pandehurve nuk ndodhen në Shqipëri. Ata janë arrestuar në 2018-n në Itali. Pas kësaj, çështja ndaj tyre nisi edhe në Shqipëri pas dyshimeve se kultivonin drogë në Vlorë dhe më pas e trafikonin drejt Italisë.