Rënia e mundshme në tokë e copëzave të raketës kineze, ditën e djeshme shkaktoi shumë zhurmë në të gjithë botën, ku në rrjetet sociale vëmendja u përqendrua në trajektoren e saj nëse ishte duke kaluar mes nesh.
Por tanimë mund të kthehet qetësia pasi pjesëzat e raketës kineze që po kthehej përsëri drejt Tokës janë shpërbërë dhe kanë rënë në Oqeanin Indian. Lajmi u bë me dije nga autoritetet kineze. Pjesa më e madhe e raketës u shkatërrua gjatë ri-hyrjes. Konkretisht mbetjet ranë në perëndim të ishujve Maldive. Është ende e paditur “nëse mbeturinat ndikuan në tokë ose ujë”, tha agjencia shtetërore e mediave në Kinë .
Autoritetet gjurmimit të SHBA-së dhe Evropës monitoruan rënien e pakontrolluar të raketës Long March-5b.
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin tha se Kina kishte qenë neglizhente duke lejuar largimin e raketës nga orbita. Sidoqoftë, ekspertët e hapësirës kishin parashikuar që shanset që kjo raketë të godiste ishin shumë të vogla për shkak se shumë sipërfaqe e tokës është e mbuluar nga oqeani, dhe zona të mëdha toke janë të pabanuara.