Dy persona janë arrestuar pas sherrit që ndodhi gjatë sfidës së futbollit Tirana-Kastrioti që u luajt të shtunën në stadiumin “Selman Stërmasi”. Të arrestuarit janë 34-vjeçari Alban Vogli, President i Kastriotit dhe drejtori teknik, Gazment Vogli, 32 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive” të kryera në bashkëpunim, të shtetasve:
A. V., 34 vjeç, Presidenti i një ekipi futbolli ;
G. V., 32 vjeç, Drejtor Teknik i një ekipi futbolli”, thuhet në njoftimin e policisë.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana-Kastrioti në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë hyrë në fushën e lojës duke shkaktuar tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Mosrespektimi i Fair Play nga ana e Tiranës gjatë aksionit të golit, ka bërë që zyrtarët e klubit të skuadrës krutane të thyenin barrierën e policisë duke u futur në fushë dhe nisur përplasjen me kë të dilte përpara.