Scarlett Johansson thotë se ka marrë ngacmime seksuale, Tom Cruise ka dorëzuar që të tre çmimet, ndërsa Mark Ruffalo nuk është krenar që i ka fituar Nbc nuk do ti transmetojë: Çmimet Golden Globes — të dytët për nga rëndësia pas atyre Oscar janë nën sulmin e yjeve.
Çfarë po ndodh?
Tom Cruise ka kthyer çmimet e fituara në Golden Globes si pasojë e problemeve kontroversiale të ndodhura së fundmi me organizatën përgjegjëse për eventin, “Hollywood Foreign Press Association”.
Ylli i filmave fitoi çmimin e aktorit më të mirë në rolin e tij tek “Jerry Maguire” në 1997, “Born on the Fourth of July” në 1990 dhe çmimin “aktori më i mirë në rol jo-protagonist” në filmin “Magnolia” në vitin 2000.
Organizata jo-fitimprurëse, përgjegjëse edhe për Golden Globes akuzohet për mungesë diversiteti, mungesë të njerëzve me ngjyrë si pjesë e saj dhe për disa përfitime ekonomike që janë ende nën vëzhgim.
Nga ana tjetër edhe platforma televizive NBC ka njoftuar se nuk do ta transmetojë eventin e famshëm që vlerëson arritjet në kinematografi dhe seriale televizive, në 2022-in.
“Ne vazhdojmë të besojmë që HFPA ka nevojë për një reformim kuptimplotë. Gjithsesi, ndryshimi do të kërkojë punë dhe kohë, prandaj NBC nuk do ta transmetojë Golden Globes në 2022-in.”- u shprehën përfaqësues të NBC për CNN Business.
Më herët, ka qenë edhe Scarlett Johansson ajo e cila i ka kërkuar platformës të tërhiqej nga pjesëmarrja në evente që sponsorizoheshin prej HFPA, pasi sipas saj kjo ishte një “organizatë e legjitimuar me pëlqimet e Harvey Weinstein.”
Madje aktorja e famshme ka akuzuar se ka marrë “pyetje dhe vëzhgime seksiste nga një pjesë e anëtarëve të Hfpa që i afroheshin ngacmimeve seksuale”.
Disa nga problemet e HFPA-së janë mbajtur sekret për vite me radhë mes personave të brendshëm në Hollywood. Përveç NBC, Netflix, Amazon dhe WarnerMedia kanë bojkotuar gjithashtu organizatën HFPA.