Republika e vogël e San Marinos, e cila është e rrethuar plotësisht nga Italia, bëri me dije se do të nisë një program turistik vaksinash. Duke filluar nga 17 maji do të ofrojë injektimin me vaksinën ruse ‘Sputnik V’.
Enklava prej 61.2 kilometra katrorë, me një popullsi prej 34.000 banorësh, mori për herë të parë në shkurt doza të vaksinave dhe deri më tani ka imunizuar 25.000 njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve sipas autoriteteve kanë marrë vaksinën ruse.
Aktualisht në San Marino nuk ka asnjë pacientë të shtruar në spital me COVID-19 dhe autoritetet vendosën se tashmë janë të aftë të nisin fushatën që fton turistët të vaksinohen me ‘Sputnik V’.
Turistët që dëshirojnë të vijnë për vaksinim, u shpreh ministri turizmit duhej të rezervonin dhoma hoteli të paktën një javë para mbërritjes.
Ata gjithashtu duhet të kenë plane për një udhëtim të dytë, 21 deri në 28 ditë më vonë, për të marrë dozën e tyre. Dy doza do t’u kushtojë turistëve 15 euro.
Autoritetet shprehen se shpresonin që vendi së shpejti të ishte në gjendje të gjeneronte certifikata vaksinimi për banorët dhe turistët.
Zyrtarët nuk sqaruan se sa doza ishin në dispozicion për t’u përdorur si pjesë e programit të turizmit të vaksinave.