Mashtruesi turk Faruk Fatih Ozer ka tentuar të largohet nga vendi ynë. Lajmi bëhet i ditur nga televizioni CNN Turk që u referohet burimeve nga hetuesit. Bosi i kriptomonedhave ka dashur që të arratiset drejt Francës në qytetin e Marsejës. Mediat turke thonë se 27-vjeçari e ka përgatitur këtë plan së bashku me një grup kriminal shqiptar.
Bëhet e ditur se krijuesi i bursës Thodex mësohet se kishte përgatitur mjet identifikimi fals ndërsa në këmbim të parave pjesëtarët e një bande shqiptare do të bënin të mundur mbërritjen e tij në Marsejë përmes një anije turistike. Ozer do të shkonte fillimisht në Itali dhe më pas drejt Francë. Por sipas CNN turk arratisja dështoi pasi bosi turk dhe grupi kriminal nuk ranë dakord për vlerën monetare që do të merrnin në këmbim.
Faruk Fatih Ozer besohet se qëndron ende i fshehur në Tiranë ndërsa operacioni për prangosjen e tij vijon vetëm nga autoritetet shqiptare.
I riu u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Ankaraja pasi u largua me avion drejt Rinasit. Prokuroria e Stambollit ka ngritur ndaj tij akuzën e mashtrimit me 2 miliardë dollarë përmes kompanisë së tij në bursën e kripotmonedhave Thodez si dhe për krijim të strukturuar kriminal.