Sport Messi e ndan mendjen për të ardhmen, por familja ka mendim tjetër

Messi e ndan mendjen për të ardhmen, por familja ka mendim tjetër

E ardhmja e Leo Messit për momentin është po aq e pasigurt sa ajo e Kylian Mbappé. PSG dëshiron ta mbajë me çdo kusht yllin francez, por koha po mbaron dhe lojtari nuk ka marrë ende një vendim për këtë çështje. Ndërkohë, Leo Messi dëshiron të vazhdojë te Barcelona, ​​siç raportohet nga “Le Parisien”.

Gazeta prestigjioze pariziene raporton se gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” e ka marrë vendimin për të vazhduar me ekipin blaugrana, pavarësisht nga vështirësitë financiare që katalanasit po kalojnë. Zgjatja e kontratës do të përfshijë ulje të pagës dhe marrje më pak se sa mund t’i ofrojë PSG, e cila ndjek nga afër situatën e yllit argjentinas dhe do të përpiqet të nënshkruajë me të vetëm nëse Messi vendos të mos vazhdojë në “Camp Nou”.

Nga ana tjetër, “Le Parisien” gjithashtu raporton se babai dhe familja e Messit po i bëjnë presion lojtarit që të largohet drejt PSG. Në Paris, garancitë afatshkurtra të projektit sportiv janë më të larta se ato të ofruara nga Barça, e cila këtë sezon humbi në fazat e eliminimit direkt të Champions-it, do të përfundojë e treta në La Liga. Pra, ka qenë në gjendje të fitojnë vetëm “Copa del Rey”.

Ky është dyshimi i madh që ka Messi, për të ditur nëse Laporta mund t’i ofrojë atij një projekt afatshkurtër, me të cilin mund t’i lumturojë sërish tifozët e Barcelonës. Ndërkohë, dhe siç konfirmohet nga “Le Parisien”, qëllimi i Messit është të vazhdojë edhe dy sezone në Europë, domethënë deri më 2023, para se të niset drejt SHBA, për ta përfunduar atje karrierën me stil.