Aktualitet Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Rinas egjiptiani me rrezikshmëri të...

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Rinas egjiptiani me rrezikshmëri të lartë

Policia Kufitare e Rinasit ka vënë në pranga një egjiptian që cilësohet si element i rrezikshëm kriminal dhe kërkohej për  dyshuar për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Mësohet se në bashkëpunimi me Interpol Tirana, pas një intervistimi të detajuar u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi i egjiptianit M. R., 50 vjeç.

Ky person konsiderohet me rrezikshmëri të lartë shoqërore nga autoritetet egjiptiane dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mwsohet se vitin 2019, në Giza të Egjiptit, 50-vjeçari ka vrarë me armë zjarri M. A., më pas ka marrë automjetin e viktimës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Tashmë INTERPOL Tirana, në bashkëpunim me INTERPOL Kajron do të vijojë procedurat për ekstradimin e tij drejt Egjiptit.