23 persona janë infektuar me Covid-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 3862 testime në total nga të cilat rezultuan pozitivë 23 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Kukës, Vau i Dejës, Skrapar, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë, Shijak.
Ndërkohë, një paciente 77-vjeçare nga Berati ka humbur jetën për shkak të sëmundjes së koronavirusit.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 176 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,601 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 60 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.