Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev shprehu edhe njëherë optimizmin se deri në qershor do të arrihet një marrëveshje me Bullgarinë që do të çojë në zhbllokimin e procesit të integrimit evropian.
Kreu i Qeverisë maqedonase paralajmëroi një tjetër takim me homologun bullgar Stefan Janev për t’i dhënë fund përplasjes mes dy popujve.
“Shpresoj se në qershor Bullgaria do të na japë mbështetjen që të bëjmë hapin e radhës drejt integrimit evropian, të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare që do të shënonte edhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Si dy popuj vëllezër duhet ta gjejmë zgjidhjen që përfundimisht, pas 16 vite e gjysmë, Maqedonia e Veriut ta bëjë jo një hap, por gjysmë-hapin e parë, të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare.
Pra, fokusi jonë është te Bullgaria, para së gjithash te presidenti Rumen Radev, kryeministri Stefan Janev, te ministri i Punëve të Jashtme, parlamenti dhe te të gjitha institucionet dhe shpresojmë që në qershor do të japin mbështetje të bëjmë hapin e radhës në proceset integruese të Maqedonisë së Veriut”, tha Zaev.