Sport Chelsea, mbreti i ri i Europës

Chelsea, mbreti i ri i Europës

Chelsea është kurorëzuar Mbreti i ri i Europës në futboll pas fitores 1-0 ndaj rivalëve të Manchester City në një finale që u zhvillua në stadiumin e Portos në Portugali.

Bluve të Londrës iu mjaftoi një gol i Kai Havertz në minutën e 42 të takimit, i cili arriti të shënojë falë një asisti preciz të Mount, duke u bërë kështu dhe lojtari më i ri që shënon në një finale të Champions League.

Manchester City zhvilloi një nga ndeshjet më të dobëta të sezonit. Trajneri Pep Guardiola u la në baltë nga të besuarit e tij, Maherz, Foden, Sterling dhe De Bryne, i cili u largua nga fusha e lojës në pjesën e dytë për shkak të një dëmtimi.

Ndërsa Tomas Tuchel nuk lejoi që për të dytin vit radhazi, ky trofe i rëndësishëm kontinental t’i rrëshqiste nga duart.

Ndeshja u zhvillua në një stadium elektrizues, ku 16500 spektatorë lanë pas 15 muaj stadiume të mbyllura për shkak të pandemisë.

Me këtë trofe, Chelsea arrin të përsërisë suksesin e vitit 2012 përballë Bayern Munchen.