Extra Martohet në mënyrë sekrete Boris Johnson

Martohet në mënyrë sekrete Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson u martua me bashkëjetuesen e tij Carrie Symonds në një ceremoni sekrete që u mbajt në Katedralen Westminster.

Kryeministri dhe bashkëshortja e tij kishin më shumë se 6 muaj që e kishin planifikuar këtë ceremoni.

Vetëm një numër i vogël zyrtarësh të kishës ishin të përfshirë në përgatitjet dhe 30 personat e pranishëm u ftuan në minutën e fundit.

Boris dhe Carrie zgjodhën të kurorëzoheshin në katedralen kryesore katolike romake të Londrës, vetëm 1.5 milje nga Downing Street.