Bota Turqia përkujton 568 vjetorin e pushtimit të Kostandinopojës

Turqia përkujton 568 vjetorin e pushtimit të Kostandinopojës

Turqia ka festuar të shtunën 568 vjetorin e pushtimit të Kostandinopojës, sot Stambolli. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka përcjell një mesazh në Twitter përmes të cilit ka cilësuar se pushtimi i Kostandinopojës është një nga: “fitoret më të lavdishme të historisë sonë”.

Ai ka referuar Profetin Muhamed që parashikoi marrjen e Kostandinopojës dhe që cilësonte komandantin që do ta korrte atë arritje si ndër më të mirët.

“E kujtoj me kompasion dhe respekt Mehmet Fitimtarin dhe ushtrinë e tij të lavdishme, që ia shtoi këtë qytet unik trashëgimisë dhe qytetërimit tonë”, është shprehur Erdogan.

Deklarimet e presidentit turk vënë në pah një optikë zyrtare në Turqinë e sotme që e shohin historinë osmane dhe pushtimet e saj si një periudhë pozitive dhe zhvillimi, ndërkohë që kjo qasje joneutrale kontraston me qëndrimet e perëndimit dhe botës kristiane që e cilëson 29 majin e vitit 1453 si Rënien e Kostandinopojës.