Bota ”Lufta” tregtare kino-amerikane detyron bisedime të nivelit të lartë

”Lufta” tregtare kino-amerikane detyron bisedime të nivelit të lartë

Zëvendëskryeministri kinez, Liu He dhe sekretarja e Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen zhvilluan një video-telefonatë, por nuk treguan se kur mund të rinisnin bisedimet zyrtare mbi ”luftën” tregtare Pekin-Uashington.

Ministria kineze e Tregtisë tha në një deklaratë se dy zyrtarët e lartë diskutuan “çështje me interes të përbashkët”.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha se ”Yellen diskutoi planet e Uashingtonit për të mbështetur rimëkëmbjen e qëndrueshme të fortë ekonomike dhe rëndësinë e bashkëpunimit në fusha që janë në interes të SHBA, ndërsa në të njëjtën kohë adreson sinqerisht çështjet shqetësuese”.

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe Kinës javën e kaluar u rilidhën për herë të parë që kur presidenti amerikan, Joe Biden mori detyrën, me përfaqësuesen e re të tregtisë së SHBA-së, Katherine Tai e cila zhvilloi një telefonatë me Liun, i cili është i ngarkuar me çështjet tregtare të Pekinit.

Pekini dhe Uashingtoni janë përfshirë në një ”luftë” tregtare për prej tri vitesh.

Para javës së kaluar, kontakti i fundit midis negociatorëve ishte në gusht gjatë administrimit të pushtetit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.