Aktualitet Përmirësimi i situatës së pandemisë, mbyllet spitali Covid 2

Përmirësimi i situatës së pandemisë, mbyllet spitali Covid 2

Spitali “Shefqet Ndroqi” nuk do të jetë më i dedikuar për pacientët e prekur me Covid.

Kjo e mërkurë, shënon kështu mbylljen e spitalit Covid 2. Lajmin e konfirmoi Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

15 pacientët të prekur me koronavirus që ndodheshin në këtë spital, do të transferohen në spitalin Covid 1.

Përmirësimi i ndjeshëm i situatës së pandemisë në vendin tonë, bëri që në fund të muajit që lamë pas, autoritetet të njoftonin gjithashtu mbylljen e spitaleve rajonale të Elbasanit, Durrësit e Shkodrës, që iu rikthyen normalitetit.