Nga birra tek kujdesi falas për fëmijët janë këto disa nga premtimet e presidentit amerikan Joe Biden për të bindur qytetarët që të vaksinohen, të paktën të marrin një dozë të vaksinës deri më 4 korrik që është dhe “Dita e Pavarësisë”.
“Birrë falas për të gjithë personat mbi 21 vjeç për të festuar pavarësinë nga virusi. Ne kemi nevojë për të gjithë që të bashkohemi për të mbërritur në pikën e finishit, amerikanët mund të bëjnë gjithçka së bashku, kështu që ju lutem, bëni pjesën tuaj. Vaksinohuni deri në 4 korrik, le të arrijmë qëllimin tonë 70%, le të shkojmë drejt verës, më të lirë dhe më të sigurt. Le të festojmë një ditë me të vërtetë historike të Pavarësisë”, u shpreh presidenti Biden.
Ja cilat janë disa nga nismat e marra nga Shtëpia e Bardhe për të përshpejtuar fushatën e vaksinimit:
-Kujdes për fëmijët falas
-Farmacitë do të jenë të hapura me orë të zgjatura ku njerëzit mund të vaksinohen
-Thirrje dhe ndërgjegjësim në zonat me norma të ulëta të vaksinimit
-Një turn vaksinimi udhëhequr nga Zëvendës-Presidentja Kamala Harris për të inkurajuar njerëzit që injektohen
-Një iniciativë për të punuar me berberë, sallone bukurie për të inkurajuar vaksinimin
Rimëkëmbja nga pandemia ka qenë një nga prioritetet e Kreut të Shtëpisë së Bardhë që në momentin kur nisi të drejtojë vendin.
Procesi i vaksinimit ka ndikuar që të ulet në mënyrë të shpejtë numri i të infektuarve me COVID-19 një trend që administrata Biden dëshiron ta zgjerojë edhe më shumë.
Sipas të dhënave zyrtare deri me tani rreth 63% e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës.