Kryesore Vetëm 9 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë...

Vetëm 9 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë nga Covid

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk ka sërish asnjë viktimë nga Covid-19.

Rastet e reja- Nga 3,340 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 9 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 4 raste në Tiranë, Shkodër dhe 1 në Vlorë.

Situata në spitale– Edhe në spitale situata është përmirësuar ndjeshëm, pasi aktualisht po marrin trajtim 31 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive dhe prej ditësh nuk ka asnjë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,566 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në të gjithë vendin ka 343 raste aktive.