Qyteti i Shkodrës u trondit mbrëmjen e së dielës nga një krim i rëndë që ndodhi në familjen Vukaj në lagjen “Ndoc Mazi” ku vëllai ka vrarë motrën.
Diana Vuka, 58 vjeçe u gjet e pajetë orët e vona të kësaj të diele në shtëpinë ku banonte, në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër.
Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është vëllai i saj, Fabian Vuka, 55 vjeç, i cili u arrestua nga policia.
“Rreth orës 22:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja D. V. 58 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga vellai i saj shtetasi F. V., 55 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, tha Policia e Shkodrës në një njoftim për mediat.
Mësohet mes palëve mësohet se kishte pasur konflikte herë pas here. Viktima jetonte mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, dhe kishte rreth një javë që ishte kthyer në vendlindje.