Aktualitet Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Ksamil

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Ksamil

Një person u vra me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në Sarandë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:45, në Ksamil.

Viktima është Gramoz Memaj, 40 vjeç. Ai u qëllua me armë zjarri pranë shtëpisë së tij, në rrethana ende të paqarta. Në një njoftim zyrtar për mediat, policia tha se 40-vjeçari gjeti vdekjen rrugën për në spital.

Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende. I panjohur mbetet edhe identiteti i autorit/ve. Autoritetet policore thonë se kanë nisur hetimet, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.