NATO është shumë e shqetësuar nga zhvillimet politike në Bjellorusi dhe sekretari i përgjithshëm garantoi se Aleanca është e gatshme të mbrojë secilin prej anëtarëve të saj kundër çdo kërcënimi, deklaroi Jens Stoltenberg për “Welt am Sonntag”.
“Ne jemi të gatshëm, në rast nevoje, të mbrojmë çdo aleat dhe t’i mbrojmë kundër çdo lloj kërcënimi, që vjen nga Minsku apo Moska”, deklaroi ai.
“Ne jemi vigjilentë dhe po ndjekim nga afër atë që po ndodh në Bjellorusi”, shtoi ai duke nënvizuar se Bjellorusia është gjithnjë e më e varur nga Rusia.
Në intervistë Stoltenberg kujton se ”në të kaluarën na u desh të mësonim se Rusia ka shkelur integritetin territorial të vendeve të tilla si Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia”.