Një lajm i ri i rëndësishëm ka mbërritur për fansat e Bennifer: JLo është transferuar në Los Anxhelos për një “fillim të ri” me Ben Affleck.
Një burim i afërt me këngëtaren konfirmoi për “E! News” se Jennifer Lopez po përgatitet të largohet nga shtëpia e saj luksoze në Miami ku ajo jetonte me qira, me ish-partnerin e saj Alex Rodriguez.
Është ende e paqartë se kur saktësisht JLo do të zhvendoset në anën tjetër të Shteteve të Bashkuara, në Bregun Perëndimor, por burimi ka konfirmuar se aktorja ka të gjitha synimet për ta bërë Kaliforninë shtëpinë e saj të ardhshme.
“Ajo do të jetë mes Los Anxhelosit dhe Hamptons këtë verë, por po kërkon një shtëpi në Los Anxhelos, qyteti që do të jetë baza e saj e re”.
Për ta konfirmuar se kjo nuk është një lëvizje e përkohshme, është edhe fakti që Jennifer Lopez do të marrë me vete edhe binjakët e saj Emme dhe Maximilian, që ka me ish-bashkëshortin e saj, Marc Anthony.
Sipas këtij burimi: “Jennifer tashmë po kërkon dhe po pyet se cilat janë shkollat më të mira për fëmijët e saj në vjeshtë”.
Padyshim, kjo lëvizje e Jennifer nga Miami dhe Los Angeles ka një motiv sa të thjeshtë, aq edhe të rëndësishëm. Do të thotë që këngëtarja do të mund të kalojë më shumë kohë me Ben Affleck.
“Ajo është entuziaste për këtë fillim të ri dhe për të vazhduar marrëdhënien me Ben”.
Sipas thashethemeve Bennifer dukej shumë i lumtur muajt e fundit kur ata ishin fotografuar nga paparacët.
Javën e kaluar, çifti, i cili pothuajse u martua 16 vjet më parë, u fotografuan duke shijuar një takim romantik në West Hollywood.