19-vjeçari që përplasi kalimtaren 30-vjeçare mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë është Jehon Breçani.
I riu është djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
Burime nga policia thanë se ai ka humbur kontrollin e automjetit luksoz për shkak të shpejtësisë dhe pasi ka dalë në trotuar ka goditur një mur, më pas kalimtaren dhe është ndalur në një pemë.
E plagosura është në spital në gjendje të rëndë për jetën pasi nga goditja ka humbur një këmbë, ndërkohë që ajo ka qenë edhe shtatzënë.
Policia tha se i riu është shoqëruar në Komisariat deri në sqarimin e rrethanave.