Kryesore Uefa jep lajmin e mirë: Eriksen është në gjendje të mirë

Uefa jep lajmin e mirë: Eriksen është në gjendje të mirë

Ndeshja Danimarkë-Finlandë është pezulluar pas episodit të frikshëm që ndodhi me Christian Eriksen, i cili humbi ndjenjat në fushë, në fund të pjesës së parë.

Mjekët i bënë masazh kardiak mesfushorit të Interit, ndërkohë që shokët e tij të ekipit e rrethuan me lot në sy.

11 000 tifozët e stadiumit të Kopenhagenit ranë në heshtje, ndërsa lojtari doli me barrelë, i shoqëruar nga shokët e tij të skuadrës, pas 10 minutash trajtimi mjekësor.

Ndërsa Uefa ka dhënë lajmin e mirë se Eriksen ndodhet në spital dhe është në gjendje të mirë.

Në fushë zbriti edhe bashkëshortja e 29-vjeçarit, e dëshpëruar e cila u ngushëllua nga kapiteni Kjaer dhe portieri Kasper Schmeichel.