Aktualitet FOTO: Pamje nga… sheshi!

FOTO: Pamje nga… sheshi!

Pas viteve 2000, për ata që kanë jetuar në Tiranë, sheshi “Skënderbej” ka qenë vazhdimisht në rikonstruksion. Nuk mbahet mend qysh kur kjo hapësirë e qytetit kalohej lehtësisht. Trafiku në këtë pjesë të Tiranës shpesh merrte formën e gërshetit.

Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës gjatë dy viteve në drejtimin e qytetit ka punuar intensivisht për t’i dhënë qendrës një pamje tjetër.

Në datën 5 Qershor është lajmëruar hapja e sheshit.

Sot, ne pamë nga afër punimet që janë afër fundit.

Në të ende po punohet.

Edhe pse ora ka kaluar 18:00 pasdite punëtorët nuk ndalen.  Ata janë duke mbyllur punët e fundit.

Sipas ekspertëve që kanë shpjeguar më herët  ndërtimin e këtij sheshi, e gjithë hapësira e shtruar me pllaka do të ketë një reliev disi të ngritur për të patur një pamje të qartë të godinave rreth qendrës së Tiranës. Në muajt e verës, temperaturat e larta të verës do të thyen nga shatërvanët, të cilët në ditët në vazhdim do të testohen për inaugurimin e madh.

E gjithë sipërfaqja prej 23 mijë metrash katrore, krahas funksionit si pedonale, do të përdoret edhe për aktivitete të ndryshme kulturore, artistike e sociale.

Pak më shumë se një javë nga përurimi i projektit të ri, çdo gjë në sheshin “Skënderbej” është thuajse e përfunduar.

E.Resuli/DITA