Një 76-vjeçar që besohet të jetë kryefamiljari i familjes më të madhe në botë ka ndërruar jetë në shtetin Mizoram të Indisë.
Ziona Chana, kreu i një sekti fetar që praktikon poligaminë, vdiq të dielën, duke lënë pas 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa. Chana vuante nga diabeti dhe hipertensioni.
Ka ende paqartësi sa e madhe është vërtetë familja e tij, megjithatë Chana dhe familja e tij përbëjnë sensacion global, duke tërhequr turistë në fshatin e tyre në verilindje të Indisë.
Familja e madhe jeton së bashku në një shtëpi me katër kate të quajtur “Chuuar Than Run” ose “Shtëpia e gjeneratës së re”, me 100 dhoma.
Rezidenca është një atraksion i madh turistik, me njerëz nga e gjithë bota që shkojnë pranë atij fshati për të parë mënyrën e jetesës së kësaj familje gjigante.
Sipas Reuters, Chana ka lindur në vitin 1945. Familja e tij i përket një sekti të krishterë, Chana Pawl, që ka rreth 2000 ndjekës. Ata të gjithë jetojnë rreth shtëpisë së Chana në Baktawng Tlangnuam, rreth 55 km nga kryeqyteti i Mizoram, Aizawl. Sekti, i cili lejon poligaminë për burrat, u themelua nga gjyshi i Chana në vitin 1942.