Një tjetër sasi e konsiderueshme kokaine është sekuestruar në Portin e Durrësit, që po transportohej me një kamion.
Bëhet fjalë për rreth 300 kg kokainë të ndara në disa pako dhe të kamufluara me logo të markave të ndryshme, të tilla si “Dior”, “Chicago Bulls”, “PSG” etj.
Droga po transportohej me një kamion që udhëtonte nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Italisë.
Kokaina ishte fshehur në trupin e kamionit. Policia arrestoi shoferin e mjetit, një 40-vjeçar me iniciale N.A. banues në Maqedoninë e Veriut.
Sipas informacioneve nga grupi hetimor, kamioni me kokainë po kalonte tranzit në vendin tonë me destinacion Italinë.